FOTO/ Rrëfehet Albi Nako për Klaudian dhe Albën

E mërkurë, 27 February 2019 18:42

Koreografi Albi Nako pritet të nisë një karrierë të re artistike në Itali dhe ky fakt u bë i ditur nga vetë ai përmes një postimi në “Instagram”. Por më shumë sesa tek angazhimi i tij i ri, shumëkush u fokusua në komentet e lëna të ish-bashkëshortes Klaudia Pepa dhe të së dashurës së aluduar, Alba Hoxhës. Kështu, koreografi u vendos sërish në qendër të vëmendjes mediatike.

I kontaktuar nga “Revista Class”, ai është shprehur me rezerva se momentalisht ndodhet në tentativë për të sjellë në jetë një projekt brenda televizionit italian Rai. “Njeriu është i lirë që të bëjë zgjedhje në jetë dhe të mos qëndrojë në një vend. Jam në një tentativë projekti brenda Rai-t që ka lidhje me baletin, sigurisht”, u shpreh ai.

Albi tha më tej se kjo nuk nënkupton shkëputjen e tij nga televizioni Klan.“Nuk jam shkëputur nga televizioni Klan sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale. Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh.”

I pyetur rreth përfshirjes së mundshme të Klaudia Pepës në projektin e përmendur, Albi u përgjigj prerazi: “Nuk do të jem afër me Klaudian, edhe pse projekti im i ri ka lidhje me baletin.”

 

Login to post comments