Taylor Swift ironizon Kim dhe Kanye

E Enjte, 07 Mars 2019 13:19

Taylor Swift është imazhi i revistës ‘Elle’ për muajin prill, ku këngëtarja e njohur ka rrëfyer një seri gjërash duke nisur nga 30 fakte që ka mësuar përpara se mbushte 30 vjeç e deri tek konfliktet me familjen Kardashian-West. Lidhur me këtë të fundit, Taylor ka kujtuar kohën kur Kim e quajti ‘gjarpër’ dhe gjithë interneti u kthye kundër saj.

 “Disa vite më parë dikush nisi një fushatë urrejtjeje virtuale ndaj meje duke më quajtur gjarpër. Fakti që shumë persona iu bashkuan, më bëri që të ndihesha më e ulët se asnjëherë në jetën time. Por nuk mund t’ju tregoj ju sa të vështirë e kisha të mbaja të qeshurën sa herë që kobra 20 metra me emrin Karyn shfaqej në skenë përpara 60.000 fansave duke ulëritur”, rrëfeu Taylor për ‘Elle’.

Ajo nuk ka përmendur emra, por ka lë të nënkuptohet se bëhet fjalë pikërisht për Kim dhe Kanye. Kujtojmë që në 2009-ën, Taylor fitoi çmimin e madh në ‘MTV Music Awards’, por Kanye e ndërpreu duke thënë se Beyonce kishte këngën më të mirë.

Login to post comments