Një tjetër shqiptare performon ‘Eurovision’

Tuesday, 16 Prill 2019 13:09

Eleni Foureira e cila performoi vitin e kaluar me “Fuego” në ‘Eurovision’ duke prezantuar Qipron duket se edhe këtë vit do të jetë prezente.

Kënga e saj vazhdon të mbetet hit dhe të dëgjohet në mbarë botën. Duke qenë se Eleni është kaq shumë e preferuar, do të ngjitet sërish këtë vit në skenën e ‘Eurovision’, jo si konkurrente, por si e ftuar speciale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar përmes rrjeteve sociale se këtë vit do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’.

Ajo  ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shkruhet: “Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’ të këtij viti”.

“Jam shumë e nderuar dhe e emocionuar të njoftojë se unë do të performoj në finalen e ‘Eurovision’. Mezi po pres të përjetojë sërish kujtimet e vitit të kaluar”, ka shkruar këngëtarja. Eleni  prej shumë vitesh është larguar nga Shqipëria me familjen për të jetuar në Qipro.

Login to post comments