Aktorja tregon arsyen pse e vesh djalin me fustan

Premte, 19 Prill 2019 13:39

Aktorja e famshme Charlize Theron ka treguar arsyen përse e vesh gjithmonë djalin e saj me fustane. Charlize jeton në Bevery Hills dhe ka qenë në qender të vëmendjes pas deklaratës së pazakontë për djalin e adoptuar.

Shpesh herë paparacët e kanë fotografuar me djalin e saj i cili shfaqet thuase në çdo foto i veshur si vajzë.  “Po, edhe unë mendoja se ishte një djalë gjithashtu. Derisa më pa në sy kur ishte tre vjeç dhe më tha: Unë nuk jam një djalë. Dhe ja ku jam, kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind, edhe unë dua që t’i mbroj. Detyra im si prind është ti dua ato dhe të bëj çtë mundem që mos t’i mungojë gjë dhe le të bëhen, çfarë ato duan të bëhen”.

Kështu është shprehur aktorja e cila ka pohuar se këtë gjë e ka mësuar nga mamaja e saj. Duhet të rikujtojmë se e kaluara e saj ka qenë mjaft e vështirë në fëmijërinë e saj ku babai i aktores ushtronte dhunë dhe ishte i alkolizuar bashkëshortja e tij (mamaja e aktores) arriti ta vriste për tu vetëmbrojtur.

Aktorja tashmë ka dy fëmijë të adoptuar.

Login to post comments