E dashura e Brooklyn Beckham flet për marrëdhënien me Victorian

Premte, 19 Prill 2019 18:11

Ikona e modës Victoria Beckham ka festuar 45-vjetorin e lindjes. Në festën e ditëlindjes së bashku me familjen ka rënë në sy prania e të dashurës së djalit të saj të madh, Brooklyn, modelja Hana Cross.

Kohët e fundit ajo ka qenë e pranishme në çdo darkë apo festë të familjes të të dashurit të saj. Bukuroshja Hana ka pozuar për kopertinën e revistës “Tatler” ku është shprehur edhe për marrëdhënien e saj me Victorian.

“Ne flasim për çdo gjë. Ajo po më ndihmon për veshjet e mia në ‘Coachella’”, -ka thënë Hana.

Gjithashtu në mediat e huaja prej kohësh qarkullojnë lajme se Victoria e pëlqen shumë të dashurën e të birin.

Hana dhe Brooklyn janë lidhur në nëntor të vitit që lamë pas dhe që prej asaj kohe janë shfauqr shumë shpesh në publik së bashku. Gjithashtu i bëjnë edhe shumë dedikime të ëmbla njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Login to post comments