Lady Gaga dhe Bradley Cooper japin lajmin e ëmbël

E Enjte, 04 July 2019 12:39

Zërat gumëzhinin prej kohësh. Që kur Lady gaga dhe Bradley Cooper u shfaqën së bashku në “A star is Born”, u fol për një lidhje romantike mes tyre. Pati sigurisht mohime, por pak kohë më parë u dha lajmi i ndarjes së aktorit nga bukuroshja Irina Shajak.

Ndërkohë që tetorin e shkuar edhe Lady Gaga ishte ndarë nga i fejuari i saj, Kristian Karino. Tani, tabloidët amerikanë, shkruajnë se Lady Gaga dhe Bradly Cooper, presin madje një fëmijë.

“Të gjithë thonë se Lady Gaga është shtatzënë dhe se po fsheh një bark të rrumbullakosur”, thotë një burim për revistën amerikane In Touch.

Cooper dhe Gaga në fakt kanë insistuar se nuk janë të lidhur por spekulimet nuk janë ndalur për asnjë moment, kjo edhe për shkak se të dy ata i kanë dhënë fund lidhjeve afatgjata me partnerët e tyre pak pas ceremonisë së çmimeve Oskar, ku së bashku shkëlqyen.

Thashethemet janë shtuar akoma më shumë tani pasi bëhet e ditur se të dy mund të rikthehen në setet e xhirimit së bashku, në Guardians of dhe Galaxy, vëllimi i 3. Sidoqoftë, një konfirmim nga të dy ata të lidhjes apo shtatzanisë së përfolur, nuk ka, të paktën për momentin.

Login to post comments