J.Lo festoi 50-vjetorin, urimi i veçantë i të fejuarit

E Enjte, 25 July 2019 09:14

Jennifer Lopez sot ka mbushur 50 vjet. Edhe pse mosha për të duket se është veç një numër. J. Lo vijon të jetë në super formë dhe këtë e tregon në çdo postim në rrjetet e saj sociale.

Përveç shumë urimeve që mori nga fansat e panumërt të saj, J Lo më specialin e kishte nga i fejuari i saj Alex Rodriquez.

Ai postoi një video nga momentet e tyre me të lumtura si çift dhe familje! “Ti je partnerja më e mirë në jetë. Bija më e mirë. Mamaja më e mirë. Në të duam ty. Fansat të duan. Fëmijët të duan. Edhe unë të dua. Le ta bëjmë këtë ditëlindje speciale”, shkruan i dashuri i divës.

Alex nuk hezitoi të komplimentojë të dashurën e tij të zemrës. Ai tha se ajo ishte një ikonë e stilit që ka inspiruar edhe shumë të famshme të tjera.

Lopez kohët e fundit ka pranuar çmimin prestigjioz të FDA-së “Fаshion Icon Awаrd”.

Modifikuar më E Enjte, 25 July 2019 13:04
Login to post comments