Moderatorja Kiara Tito vazhdon të jetë shumë e komentuar për jetën private edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe është përpjekur ta ruajë jashtë syrit të publikut.
Madje për një kohë të gjatë ajo u përfol për një lidhje me Butrint Imerin, por moderatorja preferoi të mos e konfirmonte edhe pse dyshja u kapën shpesh bashkë.
Së fundmi në nëj intervistë për ‘Pop Culture’ e pyetur nga Donja Mema se kur ka ndërmend të martohet Kiara tregoi se kjo do të ndodh shumë shpejt.
"Them ta bëj dasmën vitin tjetër nga inati", u shpreh Kiara dhe shtoi: "Kush është i lirë të dojë të martohet e pres, se vetëm jetoj", duke zbuluar kështu se aktualisht është beqare.