Me rolin e postierit në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Oni Pustina nuk kishte si të mungonte në premierën e filmit të regjisorit të atij formati, Eduart Grishaj.
I shoqëruar nga partnerja e tij, ish-balerina Linda Poda, ai dukej shumë në formë dhe i kuruar, sikur të ketë bërë kompromis me kohën. Dhe nuk është shumë rastësi, forma e tij fizike prej një ish-modeli është rezultat i kujdesit të madh për veten, siç është dhe rutina e biçikletës.
Një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar dhe i adhuruar nga shumë vajza për pamjen e tij, modeli, dikur i famshëm në Itali, u rikthye në ekranin shqiptar si pjesë e sezonit të radhës të “Dua të të bëj të lumtur”, si një nga gazetarët që transmetonte mesazhet dhe ndiqte historitë.
Me kthimin në Shqipëri, Oni u martua me balerinën Linda Poda dhe është baba i një vajze. Bukuroshi i ekranit është shumë i rezervuar për jetën private dhe kjo vihet re dukshëm, pasi fotot e tij me familjen janë shumë të rralla. Megjithatë, me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, e cila dje festoi 4-vjetorin e lindjes, ai publikoi një video nga festa dedikuar së bijës, duke thyer rregullin.
Prej vitesh ka krijuar familjen e re në Tiranë dhe kjo është periudha kur ai ka postuar më shumë foto familjare. Përveç biznesit, ai poston foto me të bijën si një baba shumë i përkushtuar.