Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj dhe këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetin social Instagram (kjo para se të fshinte të gjitha fotot). Së fundmi, qarkulluan disa imazhe të saj në shkallët e emergjencës të një pallati me një pallto të gjatë ngjyrë portokalli.
E përditshmja britanike “Daily Mail” arriti të zbulonte se këngëtarja 24-vjeçare po realizonte xhirimet e klipit të ri. Nga stili i veshjes, Dua është frymëzuar nga stili i viteve ’80 dhe i ka qëndruar besnike modelit të ri të flokëve: biondë e të zinj bashkë.
Nuk dihet cila është kënga e re e Duas, ndërkohë që zhdukja nga Instagrami mbetet ende një mister.