Selena Gomez është rikthyer në skenën e “American music awards”, pas shumë kohësh në luftë me depresionin e ankthin. Megjithatë jo çdo gjë ka shkuar mirë. Gjatë kohës që po performonte këngën “Lose you to love me”, Selena është akuzuar nga fansat për stonaturë, duke mos kënduar aspak në harmoni.
Në një pjesë të tekstit ajo e përmend këtë dhe mbase çdo gjë ka qenë e qëllimshme. Por gjithsesi interneti ka shumë për të thënë. Fansat janë ndarë në dy fronte. Disa e kanë ‘kryqëzuar’ për këtë performancë, ndërsa të tjerë ja kanë vënë fajin audios.
Kujtojmë se kënga “Lose you to love me” i është dedikuar Justin Bieber dhe mbase emocionet kanë qenë të shumta për Selenën.