Franco Ciani, 62 vjeç, këngëtar, producent dhe muzikant, bashkëshorti i parë i Anna Oxa, ka vrarë veten me një qese plastike të enjten mbrëma, teksa ndodhej në një hotel të Fidenza. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, artisti, autor mes të tjerave, i disa këngëve të suksesshme, ishte i zhytur në borxhe.
Trupi i tij pa jetë është gjetur të premten në mëngjes nga një kameriere e hotelit ku ai qëndronte. Duket që përpara se të vdiste Ciani kishte modifikuar foton e profilit të tij në Instagram duke vendosur në vend të saj një engjëll.
Në një mesazh drejtuar menaxherit të tij Nando Sepe këngëtari e ka motivuar gjestin e tij tragjik me problemet e tij ekonomike dhe profesionale, mes të cilave edhe poshtërimi për skualifikimin e një këngë të tij që ja kishte besuar grupit Matia Bazar dhe ish të dashurës së tij Roberta Faccani.
Ciani kishte lindur në Bolonja në 17 gusht 1957, u martua me Anna Oxa në 1982, atëherë 19 vjeçare. Ai bashkëpunoi me shumë artistë mes të cilëve Lucio Dalla dhe Marina Fiordaliso. Pas divorcit nga Oxa të dy nuk kishin me raporte mes tyre.