Brad Pitt u ngjit në skenën e Golden Globes mbrëmjen e së dielës për të marrë çmimin “aktori më i mirë mbështetës”. Dhe kamera u fokusua e gjitha tek ish-bashkëshortja e tij Jennifer Aniston.
Ndërsa vitet kaluan ata i harruan mëritë dhe gjetën sërish miqësinë pas 15 vitesh nga ndarja.
Dhe me të drejtë mund të thuhet kështu, pasi duartrokitjet dhe reagimi i Jennifer gjatë fjalës së tij të pranimit të çmimi do futet padyshim në librat e historisë, si një nga më të bukurit ndonjëherë.
Padyshim në sytë e aktores dukej akoma dashuria për ish-bashkëshortin e saj Brad edhe pas kaq shumë vite ndarje.
Ndërsa aktori fliste për nënën e tij dhe arsyen pse nuk ishte ajo shoqëruesja e Brad në tapetin e kuq.
“Doja të sillja nënën time, por nuk e bëra sepse çdo grua me të cilën qëndroj pranë thonë që është e dashura ime,”- u shpreh ai.
Në këtë moment kamera u fokusua tek Jen e cila mbante duart e kryqëzuara dhe me një buzëqeshje në fytyrë.
Askush nuk mundi ta humbiste këtë rast dhe fotot e saj u bënë virale në mediat sociale.
“Gjej dikë që të të shoh ashtu siç Jennifer vështron Brad,”- shkroi një përdorues i Twitter.
Kur Brad u pyet në tapetin e kuq në lidhje me marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij, ai tha: “Jen është një shoqe e mirë.”