Ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë, kjo që pas daljes në ekran të çiftit më datë 1 janar.
Në emisionin ‘Shiko kush Luan’ me doemos vëmendja të shkonte tek barku i rrumbullakosur i Klea Hutës. Ndonëse Klea ishte munduar të mos e nxirrte në pah shtatzëninë, komentuesit nuk mbetëm indiferentë ndaj asaj që panë në ekran.
Si Klea, ashtu dhe Elgiti, nuk kanë dhënë ende ndonjë prononcim lidhur me një fakt të tillë, por burime pranë “News31.al” kanë konfirmuar se Huta është në pritje të ëmbël. Të njëjta burime madje tregojnë se çifti kanë mësuar edhe gjininë, duke bërë me dije se familjes do t’i shtohet një djalë. Sipas përllogaritjeve, vogëlushi pritet të vijë në jetë në nisje të verës.
Gjithmonë të rezervuar ndaj detajeve, duket se çifti kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë lidhur me këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.