Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pozuar së fundmi për numrin më të ri të revistës “Cosmopolitan”, për edicionin e saj në Sri Lanka. 30-vjeçarja publikoi një fotografi të kopertinës së kësaj reviste për 10 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.Ajo dukej mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi, ndërsa theksonte fizikun e saj. Pamja prej biondeje i jepte edhe më tepër hijeshi bukuroshes shqiptare, e cila ditët e para të vitit 2020 i ka nisur në qetësi duke pushuar.Në intervistën e dhënë për edicionin e kësaj reviste, Bebe Rexha, ka folur për shumë ngjarje në jetën e saj profesionale dhe personale. Mbi të gjithat, ajo ka folur për stigmën e saj rreth të qenit me disa kilogramë më tepër, gjë e cila çoi deri në refuzimin e disa dizajnerëve të Hollywoodit për stilimin e fustanit të saj për në “Grammy Awards 2019”.