Këngëtarja e njohur Celine Dion ka humbur njeriun më të shtrenjtë , mamanë e saj.
Therese Dion vdiq në moshën 92 vjeçare.
Lajmin e dha vetë këngëtarja duke publikuar një foto bardhë e zi në Twitter ku shihen prindërit e saj së bashku me 14 fëmijët.
‘Mami të dua shumë shumë shfaqjen e sotme do ta dedikoj ty dhe do të këndoj më gjithë zemër për ty’ ka shkruar krahas fotos këngëtarja.
Tereza Dion ka qënë ajo që ka bërë që vajza e saj Celine të ketë një karrierë të suksesshme.
Kur Celine ishte vetëm 12 vjeç, ajo i dërgoi një kasetë të vajzës së saj producentin René Angelil, i cili më vonë do të bëhej burri i Celine.
Gjithashtu Tereza ka realizur dhe një program duke tregtuar pjatat e saj nën emrin e markës "Les pâtés de Maman Dion".
Dhe kryeminstri kanadez Justin Trudeau shkroi në Twitter : "Një njeri i jashtëzakonshme dhe filantrope bujare që mban një vend të veçantë në zemrat tona".