Ava Max është një nga këngëtaret më të reja shqiptare që ka marrë famë botërore. Ajo ka ditur si të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me hitet e saj. Ava jeton në SHBA, bashkë me prindërit e saj, ku janë zhvendosur qëkur këngëtarja ishte e vogël.Së fundmi Ava ka shpërndarë në Instagram, një mesazh motivues, për fansat e saj. Ajo tregon për kohën kur ikën nga Shqipëria, bashkë me prindërit, dhe gjërat e vetme që morën me vete, ishin rrobat e trupit.“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse kartat janë grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha që erdha në Amerikë me asgjë përveç rrobave në trup. Unë po ju them këtë sepse besoj se mund të bëni gjithçka”, ka shkruar artistja me prejardhje shqiptare, në mbishkrimin e një fotografie të realizuar në Tajvan.