“Zemra e saj u nda në miliona copa”, si reagoi gruaja e Kobi Brajant kur mësoi për tragjedinë

Hënë, 27 Janar 2020 12:09

Një lajm i kobshëm, tronditi botën e sportit dhe jo vetëm. Legjenda e basketbollit, Kobi Brajant, humb i jetën pas një aksidenti të tmerrshëm, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare. Së bashku me ta në bord ndodheshin edhe 7 persona të tjerë

Një tragjedi tepër e rëndë për familjen e basketbollistit, sidomos për bashkëshorten. “Hollywoodlife” shkruan se bashkëshortja e Brajant, Vanesa është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm, duke humbur totalisht kontrollin. Ajo është mbajtur nën vëzhgim nga mjekët, pasi përjetoi një shok të vërtetë. “Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruhet në artikullin e publikuar nga “Hollywoodlife”.

Kujtojm që Kobe dhe Vanesa u martuan në vitin 2001. Ylli i NBA rrëfeu në një intervistë të tijën, para disa kohësh se ishte takuar me gruan e tij në vitin 1999. Ai ishte 21 vjeç në atë kohë, dhe ajo ishte 17. Kobe i propozoi asaj gjashtë muaj pasi u takuan, madje pa i kërkuar që të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore.

Login to post comments