Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi zbuloi se e kishte ftuar Besin në premierën e filmit “I love Tropoja” në 29 janar, edhe pse pak kohë më parë patën një përplasje publike. Teksa ka qenë i ftuar në ‘Thumb On’, Ermali ka treguar se ka komunikuar me Besin për ta ftuar në premierë, por ai nuk do të jetë në Shqipëri.
“E kam thirrur Besin. Edhe ai më thiri, por isha në Amerikë. Besi nuk besoj se do vijë sepse me sa më tha do jetë në Izrael. I thashë sa të vish ke vendin më të mirë në sallë që ta shohësh”, u shpreh Ermali.
Kujtojmë se përplasja mes tyre nisi pasi Besi u shpreh se ai bënte humor, ndërsa Ermali biznes. Kështu mes tyre lindi një debat dhe të dy ju drejtuan njëri-tjetrit me disa shkrime në rrjete sociale. Megjithatë duket se tashmë çdo gjë ka mbetur pas dhe dyshja nuk e ka prishur aspak raportin miqësor të mëparshëm.