Vajza e Bill Gates i jep fund beqarisë me sportistin egjiptian

E Enjte, 30 Janar 2020 13:01

Vajza e krijuesit të Microsoft, Bill Gates, ka marrë propozimin më të veçantë për martesë nga partneri i saj egjiptian.

Jennifer Gates dhe i dashuri, Nayel Nassar, po shijonin pushimet së bashku dhe Nassar i ka propozuar partneres në mes të dëborës.

E lumtur dhe e surprizuar, Jennifer i ka thënë “Po” partnerit të saj, ndërsa në Instagram ndau momentin e bukur të propozimit.

“Nayel Nassa, je i rrallë. Më surprizove në vendin më kuptimplotë ku ndajmë një ndër pasionet e shumta të përbashkëta. Mezi po pres ta kalojmë pjesën tjetër të jetës duke mësuar, duke u rritur, duke qeshur e duke u dashuruar së bashku! “Po” njëmijë herë!”- shkruan ajo në postim.

Jennifer dhe Nayel janë bashkë prej dy vitesh dhe tashmë kanë vendosur të marrin një hap më të madh në marrëdhënien e tyre. Ne mezi po presim të shohim si do të jetë dasma e vajzës së një prej personave më të pasur në botë!

Login to post comments