Gjatë gjithë kësaj periudhe janë zbuluar lidhje të ndryshme të femrave shqiptare me të huaj, e dashuria nuk njeh kufij, pasi i kapërcen ato.
Një tjetër romancë dashurie që ka vite, por që është zbuluar vetëm pak ditë më parë është ajo në mes të bukuroshes kosovare e cila aktualisht është modele në Zvicër, Miki Lushtaku me boksierin me origjinë tuniziane të kategorisë së rëndë, por që jeton në Zvicër, Mehdi ben Hamira.
Ndonëse lidhja e tyre zgjat me vite dhe Miki po ndihet shumë rehat në krahët e Mehdi, ata kanë preferuar që ta bëjnë publike në ndeshjen e fundit që Hamira e ka pasur në Zvicër, duke u përballur me kundërshtarin e tij, Sadin Hadzajlija, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjenevë, e në këtë ndeshje ai si zakonisht doli fitues.
Në këtë mbrëmje ishte e dashura e tij shqiptare, Miki Lushtaku, ajo e cila i dha mbështetje të jashtëzakonshme duke e përkrahur nga publiku e njëkohësisht duke e bërë paksa publike këtë lidhje dashurie. Mehdi ben Hamira i lindur në vitin 1992 rrjedh nga një familje me prejardhje tuniziane, babai i tij është tunizian, ndërsa nëna italiane. Ai është lindur dhe rritur në Itali dhe Zvicër.