Mesazhi që u bë viral nga Sintia Nikson

E mërkurë, 26 February 2020 18:03

Ajo fitoi miliona fansa në rolin e saj si avokatja e guximshme në Sex and the City, por tani Sintia Nikson ka diçka krejt tjetër në mendje.

Ajo ka hequr dorë nga filmat dhe televizioni për tu përqëndruar te politika dhe është gjithashtu një mbështetëse e flaktë e të drejtave të grave dhe komunitetit LGBTQ+. Projekti i saj më i fundit është një video sensibilizuese që tregon për presionin e tmerrshëm që femrat përballojnë në ditët e sotme. Kjo video ka marrë që tani më shumë se dy milionë shikime.

E quajtur ‘Be A Lady, They Said’, videoja na tregon për detyrimet që shoqëria vë mbi femrat. Sintia mbulon kështu tema që nga pesha, veshja, sjellja dhe shumë më tepër. Ajo kritikon mënyrën se si trupi i një femre ekzaminohet në detaje dhe shoqërinë e sotme që fajëson viktimën për gabimet e saj. Ajo thotë: “Ji një zonjushë, thonë ata. Fundi yt është shumë i shkurtër. Bluza të është ulur shumë poshtë. Pantallonat i ke shumë të ngushta. Mbulohu. Mos ji kaq e shëndoshë. Ha shëndetshëm. Nis një dietë. Ha diçka, ngjan si një skelet.” Teksti i recituar prej Sintia-s është shkruajtur nga Kamil Reinvil në një blog për të drejtat e femrave.

Login to post comments