Aktorja e njohur italiane me koronavirus, Giuliana De Sio: Testi më i vështirë në jetën time

Saturday, 14 Mars 2020 22:13

Aktorja e famshme italiane Giuliana De Sio ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit

Prej dy javësh aktorja ka qenë e izoluar në Spallanzani të Romës, ndërsa shpehet se kjo është sporva më e vështirë e jetës së saj.

“Këtu ndihemi më të braktisur se kurrë. Më duan, edhe pse e di çfarë po ndodh në botë, unë dua të dal,”- shkroi ajo në një postim në Facebook.

Ndërsa rrëfeu arsyen pse nuk e zbuloi lajmin deri tani, duke e konsideruar atë që i ka ndodhur një horror.

“Lumturia është zhdukur. Kam heshtur sepse nuk kisha zë dhë fjalë për të treguar historinë time horror. As tani nuk kam, shpresoj që në një rast të dytë të gjej fjalët dhe energjinë për të përshkruar këtë gjë të paimagjinueshme që më torturon me javë të tëra. Vetmia gjatë kësaj situate, dhimbja fizike dhe mendore që burojnë prej saj janë testi më i vështirë që i jam nënshtruar gjatë gjithë jetës sime,”– shtoi aktorja.

Me këto fjalë, Guiliana ndau me fansat dhimbjen që po përjeton gjatë kësaj periudhe dy javore gjatë së cilës është karantinuar në Romë.

Login to post comments