Cecilia Rodriguez mbush 30-vjeç, ‘festë’ në karantinë me Ignazio Moser

E Enjte, 19 Mars 2020 15:30

Ditëlindje në karantinë për Cecilia Rodriguez, që po qëndron në Trentino me të fejuarin e saj Ignazio Moser. Në vilën e tij të dy po kalojnë ditë të qeta, me përkëdhelje, shaka dhe punë të vogla. Edhe pse festa e ditëlindjes së 30-vjetorit nuk është ajo që kishte ëndërruar, showgirli argjentinas nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së bashku me Ignazio ajo është në qiellin e shtatë dhe në rrjetet sociale Cecilia nuk e humb rastin për ta kujtuar. Teksa falenderon fansat e shumtë për dashurinë dhe urimet në këtë ditë, Rodriguez shkruan: Një nga tre dëshirat e mia shkon për ty Nachito, një tjetër për familjen time dhe e fundit për universin. Uroj që gjithçka të kalojë sa më shpejt.

Ndërkohë 30 vitet e mia erdhën, nuk munda t’i ndaloj, por jam vërtetë e lumtur, sepse nëse shoh prapa, jam bërë gruaja që gjithmonë kam dashur të jem. Falemiderit të gjithëve’.Ndërsa nga ana tjetër, Moser ka ndarë një foto romantike së bashku me Chechu e tij me një dedikim shumë të ëmbël:’Urime zemra ime, jam kaq krenar për ty dhe për gruan që ti je bërë!

Login to post comments