Njerku i tij Carlos Falco është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare për shkak se humbi betejën me koronavirusin.
Enrique Inglesias njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram ku shkroi: “Ne po kalojmë kohë të vështira dhe kjo urgjencë ka prekur shumë njerëz përfshirë familjen time. Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të kujdesemi për veten e të dashurit tanë.”
Ai e shoqëroi postimin me një foto me njerkun dhe nënën e tij kur ishte i vogël.
Falco, Markezi i Grinon, u martua me nënën e Enrique, Isabel Preysler nga viti 1980 deri në 1985 pasi ajo u nda nga babai i këngëtarit spanjoll.
Ata kishin një vajzë së bashku, Tamara Falco.
Megjithëse Tamara dhe vëllai i saj i madh jetojnë në kontinente të ndryshme kanë lidhje shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Të dy postojnë shpeshherë foto me njëri-tjetrin në rrjetit social.
Dhe në këto momente të vështira nuk do jenë aty për të ngushëlluar njëri-tjetrin për shkak të ndalimit të udhëtimeve.