Këngëtarja me famë botërore, Beyonce i ka bërë një dhuratë koleges së saj, Katy Perry pas lindjes së vajzës. Kjo është bërë publike nga vetë Perry, e cika përmes një fotoje në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur i ka dhuruar koleges së saj një buqetë me lule të bardha dhe një pusullë, ku në të shkruan: Urime për anëtaren e re në familjen tuaj! Beyonce. Siç duket Katy i ka pëlyer shumë ky gjest nga ana e Beyonces ku krahas fotos që ka publikuar ka shkruar: Të dua Beyonce.
Katy Perry dhe partneri i saj, Orlando Bloom u bënë prindër për herë të parë vetëm pak ditë më parë, me vajzën e tyre të cilën e pagëzuan me emrin Daisy Dove. Çifti e konfirmoi lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë bamirësie.