Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në një përpjekje të gabuar për t’u bërë viral.
“A e keni vënë re se si njerëzit po hedhin gjëra në skenë?” tha Adele. “A e keni parë atë? Unë ju sfidoj të më hidhni diçka. Do e shihni.” Këngëtarja e “Rolling in the Deep” bëri deklaratën e guximshme të shtunën gjatë rezidencës së saj në Las Vegas në Caesars Palace. Komentet e saj vijnë pasi një sërë artistë janë goditur- nga telefonat celularë gjatë performancave live. Ajo më pas filloi të hidhte sende në audiencë, duke qeshur se ata duhet të “ndalonin së hedhuri gjëra mbi artistin”, por ajo “mund të gjuajë gjëra në audiencë”.
Javën e kaluar, kantautorja Bebe Rexha u plagos në New York City nga një fans i cili hodhi telefonin e tij në drejtim të saj dhe e goditi në sy, duke e detyruar atë të anulonte pjesën e mbetur të koncertit. Fansi, i identifikuar si 27-vjeçari Nicolas Malvagna, u ndalua më vonë nga policia dhe u akuzua për sulm. Sipas policisë, Malvagna pretendoi se ai mendonte se hedhja e telefonit drejt artistes do të ishte “qesharake”. Rexha rifilloi turneun e saj në Filadelfia, ku tha me shaka se ndërsa ishin të gjithë atje për të kaluar një kohë të mirë, “vetëm asnjë telefon në fytyrën time sonte, ju lutem, ju lutem”.