Në një video të publikuar në rrjetet sociale tregon momentin ku këngëtarja shfaqet e revoltuar, teksa ndërpret koncertin dhe kërkon angazhimin e personelit të sigurisë për të nxjerrë jashtë personin që e bëri këtë veprim.
“Nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, dije që e kam paditur dikë më parë. Dua të bëhem e pasur, kështu që, vazhdo, zemër,”u shpreh ajo.
Sipas Daily Mail, Bebe u detyrua të ndërpresë dy herë koncertin për shkak se njerëzit vazhdimisht hidhnin sende në skenë dhe në drejtim të saj, ndërsa 10 persona u shoqëruan nga policia si të dyshuar për ngjarjen.
Sulmi vjen gati një vit pas incidentit që Bebe pati gjatë një koncerti ku u godit në fytyrë me celular nga një fans. Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, teksa aty shfaqet Bebe Rexha, e shokuar, duke rënë në gjunjë nga dhimbja. Anëtarët e ekuipazhit u panë duke nxituar në anën e saj për ta ndihmuar ndërsa shfaqja mori fund të papritur.