Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila po korr sukses në mbarë botën, dhe po shijon frytet e një karriere në rritje, ka sqaruar të gjithë zërat që lidhen me këngën e saj “Rules”. Ajo është “akuzuar” se i urren meshkujt dhe se mesazhin për ta., e ka dhënë pikërisht në këngën “Rules”.
Në një intervistë për “Teen Vogue”, këngëtarja ka folur për suksesin e këngës dhe ka sqaruar keqkuptimet nga fansat.
Dua e ka kundërshtuar këtë dhe ka shtuar se kjo këngë është bërë për rregullat që duhet të ketë mes shoqeve.” – u shpreh këngëtarja.
Gjatë intervistës ajo gjithashtu ka shtuar duke qeshur edhe një rregull të ri, përveç atyre të këngës.
“Bllokojni ata edhe në rrjetet sociale.
“Rules” është një nga këngët e Dua Lipës që ka korrur sukses të jashtëzakonshëm dhe arriti të thyente rekorde në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Belgjikë, Irlandë e shumë vende të tjera.