Këngëtari Adrian Gaxha dhe moderatorja Luana Vjollca janë një nga çiftet më të njohura dhe më të përfolura të disa viteve më parë.
Ata ishin një nga çiftet më të dashur të showbizit para shumë vitesh. Tashmë që ka kaluar kohë nga ndarja e tyre këngëtari Adrian Gaxha është pyetur se si ndihet kur e sheh sërish Luanën.
“Sa qenka zbukuruar! Më vjen mirë për suksesin e saj! Eksperiencë e veçantë, një prej dashurive të para”.ka thënë Gaxha për rubrikën 3ND.
Ndërkohë Luana Vjollca flitet se ka nisur romancë me një biznesmen kosovar.