Rihanna përveçse një këngëtare e famshme dhe ndër më të paguarat në botë ka treguar edhe që është një biznesmenë e zonja.
Ajo ka linjën e saj të make up-it dhe së fundmi këngëtarja ka nxjerrë në treg edhe koleksionin e saj të të brendshmeve, të cilin ka vendosur që ta reklamojë vetë.
Nëpërmjet një fotoje tejet provokuese në Instagramin e saj, ajo ka treguar një nga veshjet e koleksionit.
30-vjeçarja ka veshur një bady rozë me dekolte tepër të hapur, duke mos lënë shumë vend për të imagjinuar.