Reperi i famshëm amerikan Kanye West javët e fundit ka vendosur të nxjerrë në shesh çdo gjë rreth jetës së tij, familjes si edhe miqve të ngushtë.
Ai ka pranuar për “TMZ” se është i varur ndaj një ndërhyrje plastike të quajtur ‘liposuction” që përkon me heqjen e dhjamit nga trupi. Kanye është shprehur se e ka bërë këtë ndërhyrje shumë herë gjatë karrierës së tij pasi nuk donte që të paragjykohej për peshën dhe shëndetin e tij.
Kilet e tepërta tashmë janë makthi më i madh i artistit të famshëm dhe herë pas herë i nënshtrohet kësaj ndërhyrje që të duket gjithmonë në formën e tij më të mirë. Ai gjithashtu ka pranuar se arsyeja se përse anuloi turneun “Life of Pablo” vitin e kaluar, ishte për shkak të vështirësisë së varësisë nga kjo ndërhyrje jo sepse ishte vërtetë i sëmurë.