Këngëtarja amerikane Ariana Grande ka shpërthyer në lot, teksa ka dhënë intervistën e parë televizive në emisionin “The Tonigh’’ që prej sulmit në “Manchester Arena” në Angli para një viti.
Moderatori i këtij programi Jimmy Fallon e ka vlerësuar Arianën për trimërinë pas ngjarjes tragjike dhe e falenderoi atë që pranoi ftesën për në emision. “Kam një vit që nuk të shoh. Nuk të kam parë më që prej sulmit në Manchester. E di që është e vështirë për këdo dhe e di që nuk ke dhënë as intervistë. Të kuptoj shumë mirë.