Çifti i famshëm turk Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul janë parë teksa dalin nga spitali.
Ata janë fotografuar nga paparacët duke dalë nga një spital dhe Kadir mbante një maskë para fytyrës. Aktori të cilin aktualisht e shohim në telenovelën “Sulltanesha Kosem”, në rolin e Mehmet, ka shkuar në spital i shoqëruar nga bashkëshortja, pasi kishte ndjerë shqetësime. Por ende nuk është bërë i ditur shkaku i shqetësimit të tij.
Që prej fillimit të lidhjes së tyre, çifti i famshëm turk Kadir Dogulu dhe Neslihan Atagul kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias. Ata u njohën në xhirimet e telenovelës “Mes dy dashurish”, ku interpretonin role protagoniste dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë para dy vitesh.