Përjashtohen nga Oscars aktorët e famshëm, akuzohen për ngacmime seksuale

Saturday, 05 May 2018 15:31

Bill Cosby dhe Roman Polanski janë përjashtuar nga Akademia Amerikane e Arteve Filmike dhe Shkencës. Organizata prestigjioze, e cila organizon edhe ndarjen e çmimeve “Oscar”, njoftoi vendimin e marrë këtë të enjte.

Ylli i televizionit, Cosby u dënua për agresion seksual muajin e kaluar. Ndërsa regjisori Polanski pranoi të ketë përdhunuar një 13-vjeçare në vitin 1977.

Edhe producenti Harvey Weinstein u përjashtua vitin e kaluar, pas akuzave të panumërta për agresione seksuale ndaj aktoreve të ndryshme.

Akademia bëri të ditur se anëtarët e bordit morën vendim pas një votimi të zhvilluar këtë të enjte.

Në një deklaratë thuhet se bordi “votoi për përjashtimin e aktorit Bill Cosby dhe regjisorit Roman Polanski nga anëtarësia, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës”. “Bordi vijon të inkurajojë standardet etike që u kërkohen anëtarëve, në mbështetje të vlerave të Akademisë për respektimin e dinjitetit njerëzor”, shtohej më tej në deklaratë.

Në historinë 91-vjeçare të kësaj organizate shënohen katër të përjashtuar. I pari ishte aktori Carmine Caridi, të cilit iu revokua anëtarësia në vitin 2004 pasi pretendohet t’i ketë dhënë pamjet paraprake filmike konfidenciale një miku të tij, që përfunduan më pas “online”. Në prill, 80-vjeçari Cosby u shpall fajtor për tre akuza për agresion seksual, secila me një dënim maksimal prej 10 vitesh. Ai doli para gjyqit edhe për përdorim narkotikësh dhe sulm ndaj ish-basketbollistit Andrea Constand, në vitin 2004. Kjo ishte hera e dytë, që aktori dilte në gjyq për të njëjtat akuza, pasi një juri e mëparshme dështoi të dilte me një vendim në vitin 2017.

Polanski pranoi ngacmimet e paligjshme seksuale me një të mitur në vitin 1977, për të cilat vuajti 42 ditë burgim, por më pas u largua nga Shtetet e Bashkuara, me frikën se marrëveshja e fajësisë do t’i anulohej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...