×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Një muaj nga lirimi i të dashurit nga burgu, Viola Spiro u rikthehet pushimeve luksoze

Saturday, 26 May 2018 14:08

Vetëm një muaj nga lënia në gjendje të lirë e Valentin Selaj, të dashurit të Viola Spiros, gazetarja sportive u është rikthyer pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të tij.

Vetë Viola ka postuar disa foto me bikini, duke shijuar rrezet e diellit të majit dhe detin në ekoresortin Kep Merli në Sarandë.

Natyrisht që ky është destinacioni luksoz brenda Shqipërisë, duke qenë se qiratë javore shkojnë 600 euro në kulmin e sezonit për një apartament luksoz.

Super në formë, por jo vetëm, Viola vazhdon po njësoj stilin e saj të jetës të treguar nga “Instagrami”.

Sigurisht personi që e fotografon është njeriu i zemrës, i cili nuk përton t’i bëjë asaj shkrepje të bukura fotosh në vendet e bukura ku shkojnë. E direkt pas këtyre postimeve në Jugun e Shqipërisë, ish-velina e programit investigativ “Fiks Fare” ka postuar një foto nga Stambolli i Turqisë.

Duket se tani prezantuesja e një emisioni sportiv në RTSH po i dorëzohet relaksit dhe kënaqësive të jetës pas pesë muajsh të trazuar, që kaloi në jetën personale që nga ndalimi i Valentin Selajt në Holandë. Ishte gazeta italiane “La Nazione”, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës.

Pjesë e shkrimeve të mediave italiane, u bë edhe prezantuesja shqiptare Viola Spiro, pasi, sipas tyre, ajo bënte jetë luksoze me paratë që ia siguronte i dashuri. E pesë muaj pas zhurmës, Viola preferoi të tërhiqej në jetën e saj modeste, ndërkohë që nuk dihej nëse ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin në burg, apo e priste të rilidheshin pas lirimit. Kështu, pasi ai para një muaji fitoi lirinë, ata u fotografuan sërish bashkë, dëshmi kjo se lidhja e tyre vazhdon.

Paparaci i fotografoi ata në zemër të Tiranës, pikërisht në zonën e ish-Bllokut teksa festonin së bashku lirinë në një lokal të populluar, për të rikuperuar kështu kohën kur ishin larg njëri-tjetrit. Edhe pse mediat shqiptare e shpërndanë këtë lajm nga mesi i muajit prill, në fakt lirimi i tij ishte firmosur më datë 11 prill në mungesë të provave, që do të thotë se ata kishin marrë pak kohë për t’u çmallur, para se të dilnin hapur.

Duket se për të, Viola është një njeri i rëndësishëm në jetën e tij, pasi pas 20 javësh që ai kaloi i izoluar në qelitë e paraburgimit në Holandë, (ku nuk ishte i lejuar të gjykohej në gjendje të lirë për shkak të shtetësisë shqiptare), ai u rikthye në krah të saj. Natyrisht që personazh i kësaj historie në median italiane u bë dhe Viola Spiro, e cila u komentua me detaje.

Ja çfarë thuhej në shkrimin që gazeta italiane “La Nazione Fierenze” i kushtoi Viola Spiros. “Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt.

Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigativë holandezë. Viola është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje.

Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantuese, pra, mbretëresha e fashion-it, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhet, të cilëve iu ishin qepur nga pas Policia e gjysmës së Europës. Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë. Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelur, një femër që ëndërrohej prej meshkujve.

Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografike të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacionin e Policisë, por ama një ditë pasi Policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në ‘Instagramin’ e saj me qindra– mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi”, përfundonte artikulli i gazetarëve italianë.

E ndërkohë, duket se gjithçka është hedhur pas krahëve nga Viola dhe i dashuri, pasi ajo i është kthyer jetës së bukur, njësoj si më parë, të paktën për sa na lejon vetë të kuptojmë nga fotot që poston në “Instagram”./Panorama Plus/

Login to post comments