Kur udhëtohet, mbi të gjitha për punë, ndihet mungesa e shtëpisë. Dhe shpesh një produkt tipik i vendit nga vjen të ndihmon në këtë sens. Ky është edhe rasti i Argjentinës, që në Rusi, përveç pajisjeve
të domosdoshme të stërvitjes nisur nga fanellat e deri te pajimet më të parëndësishme, ka menduar të marrë edhe ushqimet e nevojshme, si një mënyrë e mirë për të pasur një shëndet optimal, përse jo për të ruajtur edhe një nivel të caktuar paraqitjeje, për t’u kthyer me diçka më shumë nga sa morën në Botërorin e shkuar.
MISH DHE SKARA – “Clarin” raporton se federata ka menduar të dërgojë në hotelin ku do grumbullohet kombëtarja në Rusi ushqime dhe jo vetëm. Për marrjen e proteinave, përjashtuar vegjetarianin e deklaruar Serxho Aguero, Argjentina është furnizuar me mish të cilësisë së parë. Një produkt që pavarësisht preferencave të gatimit, nuk mund të konsumohet i gjithi krudo. Kështu që federata e ka shmangur problemin, duke dërguar gjithashtu skara gjigante për t’iu lejuar djemve që të hanë të gjithë së bashku me skarat klasike me mbishkrimin “Albiceleste”.
E PAMUNGUESHMJA “MATE” – Por jo vetëm. Për të mbajtur trupin e hidratuar, energjik dhe të pastër, argjentinasit kanë nevojë për vetëm një gjë: “Mate”-n, pijen shumë popullore në gjithë Amerikën e Jugut, e cila përveçse këshillohet në Ande si ilaç për sëmundjen e lartësisë, përmban kafeinë dhe ka një efekt çlodhës. Ajo merret nga një bimë që quhet “Yerba Mate”, nga të cilat ekipit I është dërguar një furnizim i një marke të spikatur, me logon e Federatës Argjentinase në paketim.