Lionel Messi shpreson se Barcelona do ta transferojë Christian Eriksenin apo Miralem Pjanicin gjatë afatit kalimtar veror, në rast se dështon ta blejë Antoine Griezmannin nga Atletico Madridi, sipas Don Balon.
Klubi katalonas është i vendosur ta transferoj sulmuesin francez të Atleticos në verë, por Messi nuk është plotësisht i bindur se ai është zgjedhja e duhur, transmeton Gazeta Express.
Nëse Barça dështon ta sjellë në skuadër Griezmannin, atëherë Messi beson se klubi duhet ta transferojë Eriksenin e Tottenhamit apo Pjanicin e Juventusit.
Ai dëshiron që Philippe Coutinho to luajë në vijën e sulmit ndërsa mesfusha të plotësohet me njërin prej dyshes Eriksen – Pjanic.