Pas humbjes me Kosovën, Panucci u shpreh se kurrë më nuk do të shihnim një ndeshje të tillë të Kombëtares. Por edhe ndaj Ukrainës thuajse kishim një Kombëtare të njëjtë me atë ndaj Kosovës, i vetmi ndryshim ishte një gol i shënuar nga Emanuele Ndoj në minutat e fundit.
Gjithçka u shemb në vetëm 15 minuta në pjesën e parë kur Yarmolenko shënoi dy herë, ndërsa një gol u shënua nga Konoplyanka. Ndërkohë, rezultatin e vulosi në 4-1 në minutën e fundit të ndeshjes Konoplyanka.
Një tjetër humbje e thellë dhe një tjetër lojë zhgënjyese e Kombëtares kuqezi të drejtuar nga Panucci.