Ende nuk ka diçka zyrtare, por situata e krijuar me përhapjen e Koronavirus në Itali dhe tashmë edhe në Shqipëri, e bën thuajse të pamundur programin e ndeshjeve miqësore të kombëtares së Shqipërisë. Kjo e fundit duhet të luante dy sfida në fund të muajit mars, një në San Marino dhe një tjetër kundër Sllovenisë në Itali.
Por masat e marra nga qeveria italiane e bëjnë të pamundur udhëtimin e stafit teknik dhe futbollistëve. Ndeshja kundër San Marinos është thuajse e anuluar, ndërsa pasi Koronavirus preku edhe vendin tonë, me masat e qeverisë shqiptare për ndërprerjen e aktiviteteve sportive, bie opsioni që miqësorja kundër Sllovenisë të luhet në Shqipëri.