Ndeshja e kthimit mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund e vlefshme për fazën e 1/8-ave në Champions League rrezikon të mos zhvillohet fare, shkak i frikës së shpërndarjes së koronavirusit.
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, ndeshja e së mërkurës mes PSG-së dhe Dortmundit në "Parc des Princes" edhe nëse luhet atëherë do të bëhet pa praninë e tifozëve në stadium.
Qeveria franceze e ka ndaluar momentalisht zhvillimin e ngjarjeve publike me më shumë se një mijë persona.
Kjo si masë për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.