Ata firmosin vdekjen e tyre para ndeshjeve! Nuk quhen sportistë, por luftëtarë!
Vitet e fundit janë krijuar kategori të ndryshme, të cilat origjinën e kanë nga boksi, por janë shtuar shumë elementë të tjerë duke e bërë edhe më brutale ndeshjen në ring apo në kafaz.
Së fundmi, Arnold Adams, 32 vjeç, nga MMA dhe ish-luftëtari i UFC D.J. Linderman kanë zhvilluar një ndeshje të përgjakshme, në turneun e parë të ligjshëm të boksit pa doreza, duke e çuar edhe më tej brutalitetin e këtij sporti.Turneu u zhvillua në Cheyenne, Wyoming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa u ndoq nga rreth 2 mijë persona.
Ky ishte turneu i parë i ligjshëm i boksit pa doreza edhe pse më parë janë zhvilluar ndeshje të tilla.