Yaya Toure në një intervistë për France Football, foli për marrëdhënien me ish-trajnerin te Manchester City, Pep Guardiola.
Guardiola u akuzua prej mesfushorit nuk i do futbollistët afrikan dhe se i urren me shpirt.
“Ai ishte mizor ndaj meje. A mendoni me të vërtetë se do të kishte vepruar njëjtë edhe me Andres Iniestan te Barcelona? Unë nuk jam i pari, lojtarët e tjerë kanë bërë të njëjtën pyetje edhe në Barcelonë, nëse ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës”, u shpreh Toure.
“Ndoshta ne afrikanët nuk trajtohemi në të njëjtën mënyrë nga disa njerëz të caktuar si nga të tjerët. Kur shihni problemet që ka pasur shpesh me lojtarët afrikanë, kudo që ka qenë, i bëj pyetje vetes. Ai pretendon të mos ketë probleme me lojtarët afrikanë, sepse është shumë i zgjuar për ta kapur. Ai kurrë nuk do ta pranojë atë, por në ditën kur do të ketë në formacion pesë lojtarë afrikanë, unë do t’i dërgoj një tortë”, ironizoi mesfushori.
Toure gjithashtu pohoi se spanjolli e largoi pa ndonjë arsye, duke treguar për performancat dhe qëndrimin në stërvitje.
“U përpoqa ta kuptoja. Privatisht fola me trajnerët e stërvitjeve për statistikat e mia dhe kur më thanë se ishin aq të mira se sa disa që luanin dhe ishin më të rinj se unë, kuptova se nuk ishte për shkak të përgatitjes fizike. Unë nuk e di pse ishte, por kam përshtypjen se ishte xheloz, se më shikonte si rival” deklaroi Yaya.