Përfaqësuesja kombëtare e Zvicrës do të shkojë në Botërorin e Rusisë me 4 shqiptarë.
Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili janë zyrtarisht pjesë e kombëtares zvicerane, në listën përfundimtare të 23 futbollistëve.
Për shkak të dëmtimit, pjesë e saj nuk do të jetë shqiptari tjetër, Admir Mehmedi.
Nga 26 lojtarë, trajneri Vladimir Petkoviç zvogëloi listën në 23 për kampionatin botëror, duke përjashtuar Silvan Ëidmer, Gregor Kobel dhe Edimilson Fernandes.
Edhe pjesëmarrja e Xhakës ishte në pikëpyetje deri në momentin e fundit, për shkak të dëmtimit që pësoi në gju javën e shkuar.
25-vjeçari, mesfushor i Arsenalit, pësoi një lëndim gjatë seancës stërvitore, por u shfaq më pas i lehtësuar kur mësoi se nuk bëhej fjalë për një lëndim serioz.
Ajo çfarë bie në sy në listën e Zvicrës për Botërorin është fakti se ajo dominohet nga lojtarë që luajnë në Bundesligën gjermane.
Madje, 10 nga 23 lojtarët e grumbulluar për Botërorin luajnë në Bundesliga, përfshirë këtu të 3 portierët: Sommer, Bürki dhe Mvogo.
Zvicra është pjesë e grupit E dhe përballjen e parë e ka me Brazilin, më 17 qershor, e më pas do të luajë kundër Serbisë dhe Kosta Rikës.