Foto/ Cilët janë vëllezërit futbollistë, të ndarë nga kombësia

Tuesday, 05 June 2018 14:10

Hapja e kufijve, emigracioni, mundësitë e reja që ofrojnë ditët tona, e që dikur ishin të kufizuara, e kanë ndryshuar mjaft edhe peizazhin e futbollit. Ideja e përkatësisë së padiskutueshme në skuadrën përfaqësuese të vendit tënd të lindjes nuk është më sinonim i futbollistit të ditëve tona.

“Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter – shkruan CNN, – pati hedhur dikur një paralajmërim mbi kërcënimin e pushtuesve të natyralizuar brazilianë që popullojnë ekipet e vendeve të tjera”.

Vitet e fundit, sulmuesit Diego Costa dhe Eduardo kanë përfaqësuar Spanjën dhe Kroacinë, pasi siguruan dyshtetësinë. Në shembujt e dhënë prej gjigantit mediatik amerikan gjejnë mjaft hapësirë edhe lojtarët shqiptarë.

Xherdan Shaqiri, shënuesi i njërit prej golave të “Euro 2016”, ka stampuar më parë në këpucë flamujt e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në atletet e tij.  “Disa grupe vëllezërish, nga Taulant dhe Granit Xhaka, tek ata Boateng dhe Valon e Veton Berisha – vazhdon CNN, – ndahen prej detyrimeve që kanë në vende të ndryshme”.

Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka (M) hyn në fushë njëkohësisht me të vëllanë, mesfushorin e Zvicrës, Granit Xhaka (D), gjatë ndeshjes së grupit A të “Euro 2016” mes Shqipërisë dhe Zvicrës, në stadiumin “Bollaert-Delelis”, në Lens, më 11 qershor 2016.

 “Bota po ndryshon, emigracioni po ndryshon”, do të shprehej numri dy i FIFA-s, Victor Montagliani, në fund të vitit 2017. “Çështjet e kombësisë tani po shfaqen në mbarë botën, – ishte komenti i tij, – ndaj është mirë ta shohim këtë problem e të kërkojmë zgjidhje pa cenuar integritetin e lojës”.

Nga 32 ekipe që luajnë në “Rusi 2018”, mbi 9% e lojtarëve janë lindur jashtë kufijve të vendit të cilin kanë përfaqësuar në fazat kualifikuese.

1

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...