Mbrëmjen e sotme do të luhet miqësorja e Kombëtares U21 me Bjellorusinë në Elbasan Arena.
Pritshmërit për këtë ndeshje janë të mëdha nga lojtarët e kombëtares sonë.
Tre nga të cilët, Senad Hysenaj mbrojtësi te Partizanit, Ardit Krymi mesfushor dhe Erald Çinari sulmues te Vllaznia janë shumë pozitiv për këtë takim.
Për 55news.al tre shkodranët thanë se do përpiqen të japin maksimumin në takimin e sotëm për të bërë krenar çdo shqiptarë e në veçanti mbështetësit e zjarrtë të Kombëtares Shpresa.
Hysenaj në veçanti shprehej shumë optimist për rezultatin e sotëm dhe tha se shpresonte për fitore pavarësisht forcës së kundërshtarit.
Një ndeshje e bukur pritet nga talentet e reja në botën e futbollit shqiptar. Ky takim do të zhvillohet në orën 19:00./55news.al