Sapo u mbyll takimi i Kombëtares U21 me Bjellorusinë me rezultatin 3-2.
Një mbrëmje plot emocion ishte kjo e sotmja për të dyja skuadrat të cilat bënë të pamundurën për fitoren.
Ishte Bjellorusia ajo që ndryshoi e para rezultatet në minutën e 30 me Fiadosau, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë do të ishte Shefiti ai që do barazonte rezultatin.
Për tu pasuar me një dyfishim të rezultatit për Kombëtaren Shpresa nga Sahiti në minutën e 64, dhe pi ai do të ishte autori i golit të tretë për shqiptarët në minutën e 80.
Por nga ana tjetër edhe U21 i Bjellorusisë nuk ndenji i qetë dhe nisi një kundrasulm që i rezultoi me gol nga Antileuski në minutën e 89.
Një takim energjik ky i sotmi nga ana e kombëtares sonë, e cila ja arriti qëllimit të saj.