Manchester Unitedit është klubi më i fundit që është futur në garë për mbrojtësin e Sevillës, Clement Lenglet, raporton L’Equipe.
22-vjeçari konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më premtues në Evropë dhe kohëve të fundit është lidhur ngushtë me një kalim te Barcelona.
Ndërkohë, Unitedi e ka kontaktuar Sevillën për një transferim të mundshëm të mbrojtësit shumë të vlerësuar.
Gjiganti anglez mund t’ia rrëmbejë Barçës Lengletin nëse i derdhë 35 milionë euro në arkat e Sevillës.