Antoine Griezmann e ka pranuar se ende është i pasigurt nëse do të mbetet pjesë e Atletico Madridit para sezonit të ri 2018/19.
Sulmuesi francez i bëri këto komente gjatë një interviste me mediumin gjerman “Spox.com”, gjatë të cilës foli edhe për maninë për Ligën e Kampionëve dhe situatën në klub.
“Nuk po mendoj për të, ende nuk kam vendosur”, ka thënë Griezmann i pyetur për të ardhmen.
Barcelona është duke treguar interesim të madh tash e një kohë të gjatë për ta transferuar Griezmannin.
Ndërkohë, francezi ka folur edhe për Ligën e Kampionëve, duke treguar se e ka fiksim të fitojë për vete dhe Atleticon.
“Gjithmonë kam dashur ta fitoj Ligën e Kampionëve qysh si fëmijë, gjithmonë ka qenë synimi im”, ka theksuar ai.