Argjentina ka anuluar atë që duhet të ishte miqësorja e tyre e fundit në kuadrin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2018, e programuar për të shtunën në Jeruzalem.
Ndeshja duhet të zhvillohej në stadiumin “Teddy Kollek” dhe do të ishte testi i fundit për “çelestët” para fillimit të Botërorit në Rusi, por nuk do të zhvillohet për arsye sigurie.
Situata u tensionua edhe më shumë në momentin që presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit i bëri apel të gjithë tifozëve palestine të digjnin fanellën e Lionel Messi, pasi Argjentina nuk kishte pranuar ftesën e Palestinës për të luajtur me Izraelin.
Ndeshja do të zhvillohen në perëndim të qytetit të Izraelit, një zonë pa palestinezë, por gjithsesi rreziku ishte shumë i lartë. Menjëherë pasi u mësua vendimi i argjentinasve për të mos shkuar në Izrael, palestinezët filluan të festojnë në rrjetet sociale.
Kësisoj, pasi fitoi 4-0 në miqësoren e parë ndaj Haiti, me tre gola të shënuar nga Messi, Argjentina do të shkojë direkt në Botëror. Pra, jo me të gjitha testimet e nevojshme para veprimtarisë në Rusi.